Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në datën 14 tetor faza e parë e projektit të restaurimit në Pazarin e Krujës. Në muajin shtator u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për Projektin për “Rigjallërimin dhe Përmirësimin e Zonës Turistike- Pazari i Krujës“. Ky memorandum u nënshkrua nga Ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni, përfaqësues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Kryetari i Bashkisë së Krujës dhe përfaqësues të biznesit të artizanatit.

Në këtë ceremoni fillimi do të jenë të pranishëm zëv. kryeministri, Niko Peleshi, ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro, kryetari I bashkisë së Krujës, Shkëlzen Hoxha, etj. Në këtë fazë të parë të projektit do të vizitohet Pazari i Vjetër i Krujës, parashikohen takime me përfaqësues të biznesit dhe artizanë, vizitë në Muzeun e Krujës, etj.

14 tetor, ora 15.00, Pazari i Krujës{:}