Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Mbrëmjen e së hënës Tiranës iu shtua një Qendër e re e Artit, arTurbina. Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, qytetarë, artistë të skenës shqiptare, por edhe të ftuar nga Maqedonia dhe Kosova. Ministrja Kumbaro u kujtoi të pranishmëve ‘gërmadhën’ e dikurshme që përfaqësonte kjo ngrehinë “Kjo ndërtesë ndodhej në mes të qytetit prej dekadash, e braktisur prej 25 vitesh, ekzistonte bash këtu. si një gropë gjigande me plehra, grumbull hekurishtesh industriale, që me ç’kam kuptuar në këto vite, as në kujtesën tonë s’kishe ngelur”.{:}