Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6615]

“Gjëja më e pabesueshme në botë”  titullohet premiera që nis stinën artistike në këtë teatër. Një shfaqje që ndërthurr fjalën, tingullin dhe lëvizjen. Një premierë që fiton vëmendjen falë fantazisë dhe lojës së aktorëve. Gjëja më e pabesueshme në botë do të fitojë vajzën e mbretit për grua dhe gjysmën e mbretërisë. Kjo është gara në të cilën vendosen personazhet e pjesës. Kush do të fitojë? Kush është gjëja më e pabesueshme në botë? Mbetet për t’u parë në premierën e parë të teatrit për fëmijë në TKE, “Kujtim Spahivogli”.

Autor: Hans Christian Andersen
Përshtatur për skenë: Oriana Cama
Regjia: Oriana Cama
Skenografia: Beqo Nanaj
Kostumografe: Viki Hoxha
Koreografia: Aledia Kondaj
Aktorë: Aldion Matarangasi, Elidon Alikaj, Adriana Tolka, Laura Nezha, Sara Jaupaj, Edvin Mustafa, Anderson Gurra, Marsel Greva,  Mateo Aliu,

nga 11 tetor 2014, çdo të shtunë, ora 10.30, TKE “Kujtim Spahivogli”

“Mbretëritë magjike”
Një udhëtim fantastik në  tri mbretëritë magjike, me të papritura argëtuese ku personazhi kryesor fiton njohuri dhe nxjerr mësime mjaft të dobishme të cilat nëpërmjet lojës përcillen tek publiku i vogël. Shfaqja është ndërtuar me një teknikën e projeksionit, duke sjellë një formë të re të shfaqjeve teatrore që do të kërkojë vëmendjen e fëmijëve. Nëpërmjet lojrave dhe ndërveprimit të vazhdueshëm që aktorët realizojnë me fëmijët e pranishëm në sallë shfaqja bëhet mjaft interaktive duke mos i lënë fëmijët thjesht si spektatorë.
Autori: Giambattista Basila
Përshtati për skenë: Nelson Mulla
Regjisor: Nelson Mulla
Video animator: Renato Aliçkolli
Kostumografe: Sofi Karaj
Aktorë: Aldion Matarangasi, Elidon Alikaj, Adriana Tolka, Laura Nezha

nga 12 tetor 2014, çdo të dielë,  ora 10.30, TKE “Kujtim Spahivogli”{:}