Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në Kalanë e Kaninës kanë nisur ndërhyrjet konservuese, strukturale dhe gjeologjike, si dhe zbatimet e planeve të reja të interpretimit dhe përmirësimit të eksperiencës së vizitorëve! Ky proces restaurimi dhe përmirësimi përfshin jo vetëm ruajtjen e strukturave ekzistuese, por edhe krijimin e hapësirave të reja që i japin jetë sitit, pa humbur identitetin e tij historik.

Ky projekt i Proskene dhe CHwB Albania, po realizohet me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), në kuadër të Programit PIUTD, me mbështetje nga Banka Botërore dhe pritet të përfundojë më datë 25 Prill 2026.

Pamjet mahnitëse të gjirit të Vlorës, të shoqëruara nga një qasje bashkëkohore në interpretim dhe mirëpritje, do ta kthejnë Kaninën në një ndalesë të paharrueshme për çdo udhëtar që kërkon të përjetojë historinë nga afër.

Gjatë kësaj periudhe kalaja nuk do të jetë e hapur për vizitorët! Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mezi presim t’ju shohim sërish në kalanë tonë historike, më të bukur dhe më të sigurt se ndonjëherë më parë!