Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Sllovenisë kanë nisur zyrtarisht negociatat për një marrëveshje hibride në fushën e punësimit dhe sigurimeve shoqërore.

Pala shqiptare kryesohet nga Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Olta Manjani, ndërsa pala sllovene nga Sekretari i Shtetit, z. Igor Feketija.

Marrëveshja synon të krijojë një bazë të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushat e punësimit dhe sigurimeve shoqërore duke garantuar që qytetarët të mos humbasin vitet e punës për pensionet e pleqërisë dhe të përfitojnë nga të drejtat e punësimit në të dyja shtetet.

Kjo marrëveshje është një tjetër hap përpara në plotësimin e kritereve në kuadër të procesit të integrimit evropian, duke e çuar në 21 numrin e marrëveshjeve bilaterale të negociuara në fushën e mbrojtjes shoqërore.