Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Programi-Balkan Teater Tirana Fest

Teatri Kame në Bashkëpunim me Teatrin Kombëtar dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës organizojnë Balkan Teater Tirana Fest nga 29 Gusht-4 shtator 2016. Edicioni i radhës sjell bashkë individualitet e veçanta të kulturave të ngjashme të vendeve ballkanike, me pjesëmarrjen e e trupave teatrale nga Rumania, Bosnja-Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Greqia.

 

Çdo natë në orën 20:00 një shfaqje nga vendet pjesëmarrje dhe hyrja falas për të gjithë. Teatri do të jetë ura lidhëse për këtë festë mes fqinjësh, ku nuk do te mungojë kulinaria, muzika e mbi të gjitha shpirti i përbashkët ballkanik për të promovuar vlerat më të mira që na bashkojnë. Një shtyse e mirë edhe për turizmin lokal me netët tematike, ku pas shfaqjes vijon festa me kuzhinë e muzikën e vendit protagonist.

 

Juria e Festivalit

President : Bujar Kapexhiu : Regisor

Sesilia Plasari : Dramaturge

Arjan Cani : Gazetar

Olta Gixhari : aktore

 

Video prezantuese e festivalit: https://youtu.be/flZpgM6mcX4

 

Per rezervime dhe më shume informacion :

Albana : 06 89 02 64 85 / mail@teaterkame.com / Facebook : Balkan Teater Tirana Fest

 

 

 

Programi

 

Shqipëria :  29 gusht 20h00

‘NJË JETË ME TY’ – Komedi

Autor dhe  regjizor : Erion Kame – Aktorët: Romir Zalla, Suela Bako, Vilma Hodo

Ai dhe ajo janë një cift i ri të sapomartuar. Në një formë të re rrëfimi skenik, ata tregojnë historinë e tyre. Por ata e tregojnë ndryshe nga nga njëri tjetri dhe kjo i jep nota komike kësaj pjese. Situata e tyre komplikohet kur hyn ne lojë vajza e fotokopjes…

 

Bullgaria: 30 gusht 20h00

 “TË GJITHË MBI TAVOLINË” – Teatri “Lyubomir Kabakchiev”

Autor : Charles Bukowski   Regjizor : Ana Bateva    Aktor : Vasil Duev

 

Kur Henry Chinaski qëndron prapa arkivolit të babait të tij të vdekur, ai nuk e di se nata e gjatë e rrëfimit po vjen.

Rrëfimi i cili do të bëhet për krijimin e një vetë-vlerësim të jetës së tij personale.

Vetë-vlerësimi i një të vdekuri të gjallë, i cili është në kërkim të vetvetes.

Por çfarë është ajo gjë që do ta ngjallë personalitetin njerëzor te Henry?

Atë njeri i cili ka ndjekur ëndrrat e tij para se të përthithej nga “SISTEMI”, i cili dikton rregulla tjera?

Dhe, a është i mundur zgjimi kur ju me lehtësi keni heqë dorë nga jeta?

 

 

Maqedonia : 31 gusht 20h00

“ZONJUSHA XHULIA”  Teatri FABRIKA Shkup me Teatrin Dramatik  të Shkupit

Autor: August Strindberg   Regjia:  Xhorxhi Rizeski   Aktrojnë: Mia Kantarexhieva , Teoman Maksut, Emine Hallill

Vajza e kontit, Xhulia, që është në humor për qejf dhe flirtime, futet në bodrumin e shërbëtorit të saj Jean dhe të fejuarës së tij Christine, e cila është edhe kuzhinierja e familjes së kontit.. Që nga fillimi ne mund të shikojmë natyrën flirtruese dhe të lirë të zonjushës Xhulia. Pasi Christine shkon për të fjetur, disa lojra dashurie fillojnë dhe një plan i vazhdueshem zhvillohet ndërmjet ambicieve dhe suksesin e kërkuar për shërbetorin Jean dhe motrën e tij, e cila dëshiron të largojë nga familja e saj traumat e vazhdueshme të cilat e mbysin drejt fundit te saj.

 

Bosnja : 1 shtator 20h00

“S CIME, S K EU?”  Teatri,  Tuzëll

Autor – Regjizor – aktor : Dragan Tesic

Flet për një varg temash të njohura në politikë, ekonomi, marrëdhëniet njerëzore, ndikimet e pushtetit, dhe përshkruan pozicionin e një njeriu të vogël në kuadër të këtyre ndryshimeve të shoqërisë. Autori gjithashtu thekson të gjitha gjërat qe BIH ka të përbashkëta me vendet e tjera të Ballkanit me një histori rreth barinjve dhe deleve, me shakat në llogari te vet, permes tregimeve te ndihmes humanitare gjatë luftës, dhe se si ju mund të ndaheni me BiH, por për të gjithë jashtë saj,  eshte vetëm një qytetar i Bosnjës dhe Hercegovinës.

 

 

Kosova : 2 shtator 20h00

“PER TE VERTETEN” –  Teatri i Qytetit “A. Hasani”

Autor: Haqif Mulliqi – Regjia: Agron Gërguri  –

Aktor: Ismet Azemi, Sindi Çitaku, Tringa Hasani, Muhamet Zeka

Drama “Për të vërtetën” ka katër personazhe : Gjoni, Kristina jetojnë ndërsa Andronika ka vdekur ndërsa Arti është ide – projeksion i Gjonit. Gjoni dhe Kristina veprojnë në kohën aktive të shfaqjes. Gjatë shqyrtimit të jetës në një pension pleqsh Gjoni dhe Kristina mundohen ta ri gjejnë veten atje ku kanë munguar. Në dashuri. Në betejë me kohen mundohen ta kapin fijen e këputur të dashurisë. Marrëdhënia e tyre krijon dilemën a duhen Gjoni e Kristina me të vërtetë apo vetëm duan t`i japin një dimension tjetër dashurisë, duke e endur në kohë psikologjike sepse koha reale ka ikur tashmë.  Kjo dilemë i jep tension dramatik pritjes me plotë dyshime për të nesërmen, ngase në të djeshmen e Gjonit është Andronika e cila vije si fiksion për të krijuar trekëndëshin e grua – burrë – grua i cili shkon përtej reales, por zbërthen një natyrë njerëzore e cila është e pashtershme…

 

Rumania: 3 shtator 20h00

“GRUAJA… SI FUSHEBETEJE “ Kompania teatrore “Teatru Acum”

Autor: Matei Visniec – Regjia: Laszlo Vadas – Aktor: Dana Bonţidean, Ionuţ Constnatinescu

Autori i dramës “Trupi i gruas si fushëbeteje”, Matei Visniec, në një prononcim të tijin në qershor të vitit 2014, thotë se këtë pjesë e shkroi në vitin 1996 “, i ndikuar me atë që ka ndodhur në ish-Jugosllavi, ku mijëra gra janë përdhunuar në kontekstin e luftës. Por, drama e grave të dhunuara në fushëbetejat e planetit, për fat të keq, po përsëritet në çdo zjarr të madh, çdo luftë etnike. Ngaqe janë këta ushtarë të pashpirt dhe  të poshtër të cilët e luftojnë kundërshtarin e tyre me goditje të ulëta. Për shkak se për shumicën e njerëzve pikë e ndjeshme individuale janë shpesh familja, gruaja, nëna, motra dhe fëmijët. Ose, shpesh, përdhunimi ishte një strategji ushtarake, të paktën e tillë ishte në luftën etnike në Bosnje, për të cilën kam njohuri nga informatat e përcjella në ato vite në Radio France Internationale …” thotë Matei Visniec.

 

GREQIA : 4  SHTATOR 20h00

«  KACAKU »

Autor: Dhimitris Maniatis – Regjia: Stamatis Kraunakis – Aktor: Paskalis Tsaruchas

 

Në një hapësirë të papërcaktuar kohore, “Kaçaku” shfaqet si një personazh i jashtëligjshëm, kontradiktor dhe i shumanshëm. Me një fjalor  që buron nga toka ku është rritur shpreh dashurinë, urrejtjen, zilinë dhe gjëmën! Një figurë e përflakur që na tregon historinë e saj, variantin e vetë mbi Historinë. Një mohues i rendit që u dënua nga njerëzit sepse zgjodhi lirinë pa kufij.{:}