Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

AGE ART PRODUCTION, mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada Austriake në Tiranë, organizon:

Koncert i violinistit Shkëlzen Doli & Ansamblit të Filarmonisë së Vjenës,

Vjena në Tiranë, data 2 janar 2017, ora 20:00.

Tigujt më të bukur të muzikës, magjia e koncertit të fillimvitit të Vjenës, për herë të parë do të shijohet e preket live edhe nga publiku shqiptar.

Violinisti Shkëlzen Doli dhe Ansambli i Filarmonisë së Vjenës vijnë me një koncert madhështor në Tiranë, një ngjarje e jashtëzakonshme artistike për kryeqytetin dhe artëdashësit shqiptarë.

Koncerti do të zhvillohet në datën 2 janar  në Pallatin e Kongreseve, një ditë pas koncertit të Filarmonisë së Vjenës.

Pas suksesit që pati kabaja e famshme e jugut, ‘Albanian Soul” në koncertin e përvitshëm austriak vitin e kaluar, Shkëlzen Doli prej më shumë se një viti ka nisur të punojë për mundësinë e realizimit të një koncerti me anëtarët e Ansamblit Filarmonik të Vjenës në Tiranë.

Kjo nismë artistike ka gjetur mbështetjen e autoriteteve më të larta të të dy vendeve, Shqipërisë dhe Austrisë, e që  kryesohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë si dhe partnerëve të tjerë publikë e private që i janë bashkuar këtij projekti.

Ministria e Kulturës e ka vendosur që në krye të herës komunikimin kulturor si mënyrën më të mirë e më të sigurt të integrimit në Europë, duke e futur Shqipërinë në axhendat më të rëndësishme kulturore ndërkombëtare.

Ky koncert do të shërbejë për rritjen e bashkëpunimit në botën e artit dhe kulturës por edhe të komunikimit ndërkombëtar,  me një  theks të veçantë për promovimin e Shqipërisë në rajon dhe më gjerë duke e kthyer vendin tonë në një qendër të re të performancës madhështore të  Ansamblit Filarmonik të Vjenës.

Organizimi i kësaj ngjarjeje  artistike të veçantë promovon më tej vendin tonë, duke rritur mundësitë për të krijuar një klimë më të mirë për investime dhe bashkëpunime të reja në fushën e artit e kulturës, por edhe të mjedisit ekonomik në vend.

Koncerti i Ansamblit të Filarmonisë së Vjenës është gjithashtu një frymëzim i fuqishëm për të gjithë artistët e rinj në Shqipëri, por edhe për ata që kanë një karrierë të suksesshme jashtë  vendit, duke shërbyer si një thirrje për të kontribuar në jetën artistike të vendit të tyre.

Ky koncert do të jetë suksesi tjetër i një mozaiku të jashtëzakonshëm të  motiveve të muzikës tradicionale shqiptare të koncertit të Filarmonisë së Vjenës në vitin 2015, nën kujdesin e  Shkëlzen Dolit.

 

AGE GROUP PRODUCTION njofton se:

“Linku për biletat online do të postohet në web-in AGE GROUP PRODUCTION para orës 10:00 të datës 17 dhjetor. Duam të theksojmë që vetëm 10% e biletave do të shiten online.

Ju faleminderit të gjithëve për interesimin mbi këtë event. Duam t’iu bëjmë me dije se shitja e biletave do të fillojë ditën e shtunë më datë 17 dhjetor 2016, ora 10:00 AM pranë sportelit të Pallatit të Kongreseve si dhe online në të njëjtën kohë.

Çmimet e biletave janë: 3000 ALL, 5000 ALL, 6000 ALL, 7000 ALL

Violinisti Shkëlzen Doli do të performojë së bashku me Ansamblin e Filarmonisë së Vjenës më datë 2 janar 2017 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ora 20:00.

Adresa : Rr. Murat Toptani, Eurocol Bussiness Center Kati 7, Tiranë, Albania

E-mail: info@agegroup.al

Biletat do fillojnë të shiten më datë 17 Dhjetor.

Për më shumë info: http://agegroup.al/home{:}