Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Nga data 5 janar 2015 Ministria e Kultures vendoset në ndërtesën e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Në ceremoninë e përurimit, Minstrja e Kulturës Mirela Kumbaro, pasi bëri një përmbledhje të zhvendosjeve të ministrisë në të kaluarën dhe rëndësisë që sipas saj i është mohuar vetë kulturës, vlerësoi riorganizmin e qeverisë Rama duke i dhënë kulturës vendase një ministri të dedikuar. Gjithashtu, ajo foli edhe për reformat që janë bërë gjatë një viti. Ajo u shpreh se “Ministria e Kulturës nuk do të jetë vetëm një sportel në shërbim të publikut e të komunitetit kulturor, por do të jetë një qendër kulturore, që do të sjellë qendrën afër njerëzve që tuten të shkojnë në qendër.
Sepse kultura nuk është vetëm për disa dhe as e disave, Kultura nuk është një luks që na shtohet pasi kemi zgjidhur hallet e ekzistencës. Në vizionin tonë kultura është vetë jeta. Dhe e tillë duhet të jetë për të gjithë”.

Punimet e godinës së re janë realizuar nga arkitekti Artan Shkreli. Godina e restauruar ka qenë dikur magazinë e kostumografisë së ish Kinostudios.
Investimi kryesor i godinës së re konsiston në pjesën e fasadës dhe ndriçimit.
Në brendi godina ka ruajtur autencitetin e ndërtimit dhe fizionominë që ka pasur përpara se të shkatërrohej. Investime janë bërë në fasadë, ku bie në sy për kompozimi që i ka dhënë një tjetër imazh ndërtesës. Sipas arkitektit Shkreli, punimet kanë qenë më të përqendruara në pjesën e fasadës.
Ai e ka quajtur këtë ndryshim të godinës si një ringritje prej rënies dhe lënies pasdore përgjatë viteve të kësaj godine. Ndërtesa qendrore e ish Kinostudios u projektua nga një arkitekt rus dhe u ndërtua me ndihmën e Bashkimit Sovjetik, në shenjë miqësie ndërmjet dy vendeve. Punimet e saj nisën në vitin 1948 dhe përfunduan në 10 korrik të vitit 1952. Kjo ndërtesë e stilit neoklasik është konsideruar si unikale nga arkitektët. Pas restaurimit, arkitekti Shkreli ka ruajtur një linjë arkitekturore midis klasikes, modernes dhe klasit të përdorimit të antikuarëve, pa e prishur autencitetin e godinës. Disa prej objekteve dhe mobilieve të ruajtura në ish -Kinostudion “Shqipëria e re”, arkitekti Shkreli ia ka përshtatur stilit pompoz të godinës, duke iu rikthyer edhe funksionin. Me shumë finesë selia e MK-së është arreduar edhe me llambadarë apo pasqyra të vjetra kristali, të shpëtuara tashmë nga moria e grabitjeve gjatë rrënimit të institucionit të kinemasë shqiptare.

Adresa: Rruga. Aleksandër Moisiu 76, Tiranë, Shqipëri.


View Larger Map

{:}