Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Me rastin e vizitës së Komisionerit Evropian për Barazinë Ndër brezash, Rininë, Kulturën dhe Sportin, z. Glenn Micallef, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të përfundimit të punimeve restauruese në Ish-Kinostudio dhe në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, dy prej institucioneve më të rëndësishme për historinë dhe identitetin filmik të vendit.

Në këtë event morën pjesë Znj. Lira Pipa, Zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Hubert Perr, Drejtues i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së, Znj. Sabine Kania, Drejtuese e UNOPS, Znj. Eridana Cano, Drejtoreshë e SASPAC, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucioneve kulturore.

Në kuadër të programit EU4Culture, i implementuar nga UNOPS, ndërhyrjet në godinën e Ish-Kinostudio u përqendruan në restaurimin e fasadës historike dhe përmirësimin e sistemeve elektrike dhe sanitare, duke ruajtur vlerat arkitektonike të godinës së shpallur Monument Kulture.

Në AQSHF, investimi në pajisje moderne ka lehtësuar restaurimin dhe digjitalizimin e fondit filmik shqiptar, duke rritur qasjen dhe sigurinë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Ky projekt i përbashkët përforcon angazhimin tonë për të mbrojtur dhe rigjallëruar kujtesën kulturore të Shqipërisë.

Foto Album