Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Njësia administrative nr. 6 mirëpret lagjen më të re, të konceptuar me standarde të larta jetese! U shpërndanë çelësat e 75 apartamenteve të para, për familjet e prekura nga tërmeti dhe familjet e shpronësuara. 16 godina moderne, 1,064 apartamente (1+1, 2+1, 3+1), dhe parkim nëntokësor që sjellin një nivel të ri cilësie dhe aksesueshmërie për banorët. Shkolla, parqe, qendra komunitare, ambiente pushimi dhe hapësira të gjelbra – gjithçka për një jetë komode. Një lagje e ndërtuar me mendim për të ardhmen, ku çdokush gjen hapësirën e tij ideale!