Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në zbatim të Urdhrit Nr. 132, datë 08.03.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për “Mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin  e grumbullimeve masive, në vende të mbyllura apo të hapura”, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19;

dhe

Urdhërit Nr. 351, datë 29.05.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve per parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19, Ministria e Kulturës njofton aplikantët, që iu përgjigjën

Thirrjes për mbështetje projektesh në fushën e artit dhe të trashëgimisë kulturore, nën moton “E ardhmja është në origjinë”, shpallur nga Ministria e Kulturës në shkurt – mars 2020, se:

–   Projekt-propozimet, që lidhen me organizimin e aktivitete kulturore si: festivale, teatër, opera, balet, kinema Nuk do të konfirmohen, deri në një njoftim të dytë;

Për projekt-propozimet që lidhen me industrinë kreative, inovacionin, teknologjinë digjitale në kulturë dhe trashëgimi, përgatitjen e platformave Virtual Reality Tour 360o, inovacioni në muze, galeri, site etj., dhe janë paraqitur në fazën e Vlerësimit para Bordit, do të njoftohen zyrtarisht, përmes postës elektronike mbi procedurat që do të ndiqen në vijim.

Duke ndjekur me vëmendje çdo udhëzim që lidhet me situatën post Covid 19 dhe përdorimit të fondeve buxhetore në kohë, Ministria e Kulturës inkurajon çdo Organizatë Jo Fitimprurëse dhe individët, që të ndjekin faqen e këtij institucioni  për informacione dhe aktivitete të tjera në të ardhmen.

 

{:}