Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Nxitja e Punësimit dhe Arsimi dhe Formimi Profesional” (Proseed 2.0)”, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim:

 

“Ekspert Finance– pozicion pune me kontratë pune në Njësinë e Zbatimit të projektit ProSEED 2.0 (PIU) në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dorazi në protokollin e MEKI-it drejtuar Drejtoria e Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve për Çështjet e Zhvillimit Ekonomik, Kulturës dhe Inovacionit deri në datë 9 Maj 2025, ora 16:00  Curriculum Vitae (CV) të përditësuar në formatin europass, letër motivimi, ofertë financiare, si dhe dokumentacionin shoqërues për të dëshmuar eksperiencat.

Do të merren në konsideratë vetëm aplikimet që do të dërgohen brenda afatit kohor dhe do të kontaktohen nga stafi pergjegjës vetëm personat e përzgjedhur për fazën e intervistës.