NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK
PËR LËVIZJEN PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (Specialist) |
Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike/Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare/Studime Evropiane”
niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave:
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Ministrise e Kultures, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Përafrimit të Legjislacionit, në Drejtorinë e Integrimit dhe Përafrimit të Legjislacionit, në Ministrinë e Kulturës, kategoria e pagës III-b + 100.000 Lekë (Shtesë për natyrë të veçantë pune) ;
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.
Vëmendje! Duke filluar nga data 10 Tetor 2015, do të njoftohen nëpërmjet faqes së DAP, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive në lidhje me numrin e vendeve të lira, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi. |
{:}