Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, njofton dëgjesën publike në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe qytetit antik të Klosit, financuar me fondet IPA 2018 nga Delegacioni Europian, si dhe në mbështetje të ligjit nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”.

Takimi zhvillohet në datë 08.04.2024, ora 12:00 në ambientet e Parkut Arkeologjik të Bylisit.

Janë të ftuar të marrin pjesë në këtë dëgjesë të gjithë palët e interesuara, përfaqësues të komunitetit, grupet e interesit dhe ekspertë të fushës.

Do të vlerësonim pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj në lidhje me këtë dokument të rëndësishëm për mirëadministrimin e pasurisë kulturore me rëndësi kombëtare Bylis – Klos.

Ju mirëpresim!