Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=9669]

Dokumentat_e_ankandit

Procesverbal_i_gjendjes_teknike

Skeda_informative

Në mbështetje të Ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe civilë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1242, datë 16.12.2009 “Për rregullat e funksionimit të komisionit të ankandit, procedurat e zhvillimit të ankandit, kriteret e vlerësimit të pronës, që nxirret në ankand, si dhe mënyrën e indeksimit të përfitimit financiar mujor” i ndryshuar, ju njoftojmë sa më poshtë:

  1. Fillimin e procedurës së hapur të ankandit për automjetet në pronësi të IMK-së më datë 20.02.2014.
  2. Dokumentacioni përkatës i automjetit që do të shitet, do të jetë në dispozicion për çdo ofertues, në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës.
  3. Njoftimi do të qëndrojë i publikuar për një periudhë 1 mujore gjatë të cilës çdo i interesuar mund të paraqesë me shkrim ofertën.
  4. Ofertat do të dorëzohen vetëm dorazi ose me postë dhe afati i fundit i dorëzimit do të jetë data 20.03.2014 deri në orën 10.00.
  5. Hapja e ofertave do të bëhet më datë 20.03.2014 ora 10.00.
  6. Ofertat e paraqitura pas mbarimit të afatit të fundit të paraqitjes do t’u kthehen të pahapura ofertuesve që i kanë paraqitur ato.

KRYETARI I KOMISIONIT TE ANKANDIT

EDISON TORO{:}