Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Datë 31.01.2014

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Korçë (me sektorë në Pogradec, Kolonjë dhe Bilisht).

Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Korçë” ne përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas shqiptar.
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Korçë

  1. Të ketë formim/edukim profesional të lartë në një nga fushat që vijojnë:arkitekturë, urbanistikë, inxhinieri e ndërtimit, restaurim, histori, arkeologji, apo në një fushë të përafërt me to.
  2. Të ketë titull “Master i Shkencave” apo një titull të barasvlershëm me të, në fushat e mësipërme.
  3. Të ketë përvojë të paktën 10 vjeçare pune në fushat e përmendura në pikën 2(a), 3 vjet nga të cilat në fushën e trashëgimisë kulturore.
  4. Të provojë në mënyrë të dokumentuar specializime/trajnime kombëtare dhe/ose ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore.
  5. Të provojë në mënyrë të dokumentuar përvojën kombëtare dhe/ose ndërkombëtare në fushën e restaurimit, studimit të monumenteve të kulturës, peizazhit, planifikimit të territorit në zona të mbrojtura, arkeologjisë, muzeologjisë.
  6. Të ketë aftësi të mira drejtimi. Përvoja paraprake si administrator i trashëgimisë kulturore përbën avantazh.
  7. Të ketë aftësi të mira komunikimi me institucionet dhe partnerët qendrore dhe lokale, kombëtarë e ndërkombëtarë.
  8. Të punojë në kushtet e presionit të kohës dhe afateve kohore.
  9. Të ketë iniciativë dhe aftësi të mira analize dhe raportimi.
  10. Të komunikojë mirë në një nga gjuhët kryesore të huaja.
  11. Te jete i gatshëm te udhëtoje ne te gjithë rajonin qe mbulon DRKK-ja.
  12. Te paraqes një platforme për menaxhimin territoriali te Trashëgimisë Kulturore te zonës ne juridiksion te saj.

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 14 shkurt 2014 pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.{:}