Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE

 

Në zbatim të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të kërkesave dhe procedurës së përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

 

  • Drejtor në  Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë – Kategoria e pagës II-b

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

Objektiva Artistikë

  1. Të hartojë një program dhe kalendar të qartë me shfaqje repertori dhe prodhime të reja, në funksion të diversitetit artistik dhe zgjerimit të audiencave për “Teatrin e Kukullave”;
  2. Të nxisë e të zhvillojë krijimtarinë e të rinjve, adoleshentëve, në gjini të ndryshme të artit;
  3. Të promovojë talentet e reja nga shkollat dhe t’i bëjë pjesë te kalendarit kulturor të institucionit;
  4. Të marrë shkëmbime ndërkombëtare, duke siguruar pjesëmarrje te artistëve të vegjël por edhe duke sjelle regjisorë të huaj në shkëmbim të përvojave të teatrit të kukullave;

Objektiva të Politikës Edukative dhe Kulturore

  1. Të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet arsimore përmes projekteve qe nxisin përfshirjen dhe krijimtarinë e të gjithë grupmoshave në përgjigje të politikës së Ministrisë “Edukim Përmes Kulturës”;
  2. Të krijojë lidhje me qeverisjet vendore, me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e privat për të ndërgjegjësuar dhe tërhequr një publik të ri;
  3. Të dëshmojë kreativitet dhe të ndërmarrë nisma frymëdhënëse për të fituar audienca të reja;
  4. Të ndërtojë programe të “Edukimit Përmes Kulturës” me aktivitete mabrëkombëtare, festivale dhe të tjera veprimtari gjithëpërfshirëse.

Objektiva në Administrim

  1. Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit;
  2. Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor;
  3. Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta;
  4. Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit për të lehtësuar dialogun më Ministrinë e Kulturës prej nga varet;
  5. Të garantojë mundësi për angazhimin e të rinjve në skenën e Teatrit, por edhe ne aktivitetet e tjera te Qendres Kombëtare Kulturore të Fëmijëve.

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

  1. Të ketë arsim te lartë universitar Master Shkencor, në fushën e arteve të bukura;
  2. Të dëshmojë përvojë pune në fushën e artit dhe kulturës;
  3. Të dëshmojë aftësi dhe gatishmëri për të marrë përsipër nisma reformuese në funksion të gjallërimit të jetës artistike dhe kulturore për fëmijë e të rinj;
  4. Të ketë platformë të qartë idesh organizative, artistike dhe edukuese;
  5. Të ketë aftësi të dallueshme menaxhimi e komunikimi me të gjitha moshat.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrimi CV;
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 24/01/2020, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës.{:}