Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

 

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE

 

Datë 25/09/2019

 

Në zbatim të pikës 13 dhe 14, të Vendimit nr. 24, datë 16.1.2019, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin, e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, si dhe kërkesave dhe procedurës së përcaktuar për konkurim në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

 

Drejtor, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Kategoria e pagës për këtë pozicion është  II-b.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

 

Objektivat e institucionit

  1. Përmbushja e detyrave zhvillimore dhe shërbimeve të drejtpërdrejta në fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
  2. Ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, sipas programit qeverisës të ministrisë përgjegjëse për librin, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqiper në tregun evropian dhe atë botëror;
  3. Nxit dhe promovon krijimtarinë letrare të përkthimit, si dhe kontribuon në zhvillimin e politikave në fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
  4. Siguron kushtet për rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë elibrit e të leximit në zhvillimin e individit dhe të shoqërisë, brenda dhe jashtë vendit;
  5. Realizon funksionet e parashikuara në interes të publikut, me qëllim krijimin e kushteve për zhvillimin e fushës së librit dhe marrjen e vendimeve profesionale cilësore e të pavarura në përzgjedhjen e programeve dhe projekteve të financuara nga buxheti i shtetit.

 

Objektiva në Administrim

  1. Identifikon dhe përcakton objektivat në fushën e librit dhe leximit.
  2. Harton programe dhe financon projektet në fushën e librit.
  3. Drejton dhe koordinon punën për krijimin e kushteve  për zhvillimin e kulturës së leximit në të gjitha grup-moshat, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  4. Bashkëpunon me institucione ndërkombëtare, që veprojnë në fushën e librit
  5. Mbikëqyr zbatimin e programeve e të projekteve që mbështet.
  6. Bashkëpunon me organet shtetërore për zbatimin e politikave publike dhe akteve të tjera rregulluese në fushën e librit, si dhe me organizata që kanë në fokus zhvillimin dhe përhapjen e kulturës së librit.
  7. Identifion nevojën e  krijimin  e një rrjeti bashkëpunues dhe mbështetës mes shkollës familjes dhe  institucioneve librare e bibliotekare për edukimin nëpërmjet leximit.
  8. Koordinon programe dhe projekte të huaja financimi dhe jetëzimin e tyre nëpërmjet bashkëpunimit me partnerët vendas dhe të huaj.
  9. Harton dhe zbaton i projekteve në ndihmë të  rritjes së kulturës së leximit,  nxitjes dhe zhvillimit të politikave në fushën e librit.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
  7. Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

  1. Të ketë arsim universitar dhe kualifikime plotësuese në shkenca filologjike;
  2. Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në pozicion drejtues në fushën e librit, leximit dhe botimeve;
  3. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat në fushën e librit dhe leximit, me qëllim reformimin e tij përkrah modeleve më të mira bashkëkohore;
  4. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi.
  5. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit, si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë;
  6. Të ketë eksperienca dhe angazhime në fushën e përkthimit, redaktimit, botimit dhe gazetarisë;
  7. Të ketë njohuri të gjuhës angleze.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrimi CV;
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

 

Kandidati duhet të dorëzojë një platformë për administrimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 09 / 10/ /2019, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës.{:}