Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

NJOFTIM PER VEND PUNE

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Qendra Kombëtare e Muzeve Berat shpall konkursin në këtë pozicion: Specialist-guidë didaktike në Muzeun Etnografik Berat.

Kërkesat e përgjithshme për këtë pozicion janë në përputhje më nenin 12, të Ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

1. Kërkesa të përgjithshme që duhet të plotësojnë aplikantët:

  • Të jenë shtetas shqiptar. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
  • Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

2. Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në Fakultetin Histori-Filologji, Artet.
  • Të ketë të mbaruar nivelin e studimeve Master (preferohet në fushën e Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore).
  • Të ketë mesatare cilësore mbi 8 (tetë).
  • Të ketë të dokumentuar gjuhë të huaja (anglisht e detyrueshme).
  • Të ketë trajnime në fushën e trashëgimsë  kulturore.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese.
  • Të ketë përvojë pune mbi 1 vit.
  • Të jetë rezident në qytetin e Beratit.

3. Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës,  05/01/2015 pranë Zyrës së Protokollit në Qendrën Kombëtare të Muzeve Berat.{:}