Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.135, dt.28.03.2014 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (një) vënd të lirë, në pozicionin: Biletashitëse.

Kandidatja duhet të jetë femër (F) dhe duhet të plotësojë kërkesat e përgjiëthshme; si njohës i mirë i planimetrisë të vendosjes së karikeve në sallë, llozha në raport  me numrin e rreshtave dhe kërkesat e veçanta si më poshtë :

Kërkesa të veçanta për kandidatët

–    Të ketë Diplomë në Arsimin e Mesëm të Përgjithëshëm
–    Të ketë  përvojë menaxheriale mbi 3 vjet në shitjen e biletave në institucione kulturore-artistike,
–    Të jetë njohëse e programit kompjuterik specifik, për shitjen elektronike të biletave.
–    Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
–    Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.

Paga e pozicionit: është në kategorinë  me klasa II  (23.750 lekë + 1 % të pagës për çdo vit vjetërsie).
Paraqitja e dokumentave:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.05.2014 në adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Seramedin Toptani” ( Pranë Ministrisë së Brendshme) Tiranë” cel. 069 6006 534, (në sekretarinë e T.K) këto dokumenta:
–    Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
–    Curriculum vitae
–    Fotokopje e një dokumenti  identifikimi
–    Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
–    Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
–    Fotokopje të librezës së punës.
–    Deshmi e gjëndjes gjyqësore.
–    Një  numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
–    Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
–    Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’ kualifikim te kandidatit.

Konkurimi:  Është i hapur

Pas verifikimit të dokumëntave të kërkuara, në drejtorinë e Teatrit Kombëtar,që do të zhvillohet,  nga data 11.05.2014 deri  në datën 15.05.2014, do të shpallet fituesi i konkurimit.

Të gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira dhe datat kur do te shpallet fituesi, mund ti gjeni ne faqen e Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al.{:}