Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË | MINISTRIA E KULTURËS

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:
Drejtor i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Vlorë

Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Drejtor i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Vlorë” në përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.
Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas shqiptar. (pasaporte ose ID)
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (sipas germes a).
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.(Vertetim nga Institucionet e shëndetit publik)
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.( Vërtetim i gjendjes gjyqësore)
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore. (Vërtetim nga punëdhënësi i fundit)

Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:
Drejtor i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Vlorë
1. Të ketë arsim të lartë profili pikturë, histori, etnografi, muzeologji
2. Të këtë përvojë të paktën 10 vjeçare pune në një nga fushat e përmendura në pikën 1
3. Të ketë përvoja në menaxhim e drejtim të institucioneve kulturore
4. Të ketë kualifikime  përvoja ndërkombëtare në një nga fushat e mësipërme
5. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi
6. Të ketë njohuri të një ose më shumë gjuhëve të huaja.

Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 24.02.2014 pranë Zyrës së Protokollit  në Ministrinë e Kulturës.{:}