Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË | MINISTRIA E KULTURËS

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor i Qendrës së Inventarizimit të Pasurive Kulturore

Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Drejtor i Qendrës së Inventarizimit të Pasurive Kulturore” në përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas shqiptar. (pasaporte ose ID)
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (sipas germes a).
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.(Vertetim nga Institucionet e shëndetit publik)
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.( Vërtetim i gjendjes gjyqësore)
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore. (Vërtetim nga punëdhënësi i fundit)

Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

Drejtor i Qendrës së Inventarizimit të Pasurive Kulturore

  1. Të ketë formim/edukim profesional të lartë në fushën e arkitekturë, histori/gjeografi, informatikë, Arte apo në ndonjë fushë të përafërt me to.
  2. Të ketë titull “Master i Shkencave” apo titull të barasvlershëm me të, në fushat e mësipërme.
  3. Të ketë përvojë të paktën 5 vjeçare pune në fushën e përmendur në pikën 2(a).
  4. Të provojë në mënyrë të dokumentuar përvojën/trajnimet kombëtare/ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë materiale dhe jomateriale, marrëdhënieve ndërkulturore etj.
  5. Të jetë i familjarizuar/ekspozuar me sistemin e institucioneve të specializuara në fushën e trashëgimisë materiale dhe jomateriale.
  6. Të jetë njohës i mirë i legjislacionit kombëtar dhe konventave ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë materiale dhe jomateriale.
  7. Te ketë njohuri mbi regjistrimin dhe katalogimin informatikë të objekteve të trashëgimisë kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare.
  8. Të komunikojë mirë në një nga gjuhët kryesore të huaja.

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 24.2.2014 pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.{:}