Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.135, dt.28.03.2014 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin: Specialist Grafik Designer.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në fushën e  grafikës, dizenjimit, imazhit dhe kerkesat e veçanta si me poshtë :

Kerkesa te veçanta per kandidatet:

–    Të ketë Diplomë Universitare në Degëën  Pikturë/ Skenografi,
–    Të ketë  eksperiencë pune mbi 3 vjet si skenograf në institucionet publike,
–    Të jetë njohës shumë  i mirë në programet kompjuterike grafik/ desinger,
–    Proferohet, që kandidati të jetë specialist në fushën e I.T. (aiti-s)
–    Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
–    Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.
–    Të ketë njohuri në një gjuhë të komunitetit europian.

Paga e pozicionit: është në kategorinë  IV-a  (45.800 lekë +2% të pagës së grupit  për çdo vit vjetërsie).

Paraqitja e dokumentave:
Kandidati duhet të paraqesë brënda datës 10.05.2014 ne adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Seramedin Toptani” ( Pranë Ministrisë së Brëndëshme) Tiranë” cel. 069 6006 534, (në sekretarinë e T.K)   këto dokumenta:
–    Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
–    Curriculum vitae
–    Fotokopje e një dokumenti  identifikimi
–    Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
–    Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
–    Fotokopje të librezës së punës.
–    Deshmi e gjëndjes gjyqësore.
–    Një  numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
–    Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
–    Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’kualifikim të kandidatit.

Konkurimi: Është i hapur

Pas verifikimit të dokumëntave të kërkuara, në drejtorinë e Teatrit Kombëtar,që do të zhvillohet,  nga data 11.05.2014 deri  në datën 15.05.2014, do të shpallet fituesi i konkurimit.

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al.{:}