Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.135, dt.28.03.2014 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (një) vënd të lirë, në pozicionin: Specialistë i Burimeve Njerëzore/Arkivi.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithëshme, si njohës i mirë i ligjeve në fushën menaxhimit dhe administrimit të burimeve njerëzore, ligjin nr.9154,dt.6.11.2003 Për arkivat, Kodin e Punës dhe kerkesat e veçanta si më poshtë :

Kërkesa të veçanta për kandidatët

–    Të ketë Diplomë Universitare në Fakultetin e Drejtësisë ose në Fakultetin e Shkencave  Shoqërore,
–    Të ketë  përvojë pune  mbi 3 vjet në administratën e sektorit publik,
–    Të ketë njohuri të mira në programet bazë kompjuterike,
–    Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
–    Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.
–    Të ketë njohuri në një gjuhë të komunitetit europian.

Paga e pozicionit: është në kategorinë  IV-a  (45.800 lekë +2% të pagës së grupit  për çdo vit vjetërsie).

Paraqitja e dokumentave:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.05.2014 në adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Seramedin Toptani” ( Pranë Ministrisë së Brendshme) Tiranë” cel. 069 6006 534, (në sekretarinë e T.K) këto dokumenta:
–    Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur,
–    Curriculum vitae,
–    Fotokopje e një dokumenti  identifikimi
–    Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
–    Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
–    Fotokopje të librezës së punës.
–    Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
–    Një  numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
–    Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
–    Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’ kualifikim të kandidatit.

Konkurimi:  Është i hapur

Pas verifikimit të dokumentave nga Drejtoria e Teatrit Kombëtar, proces, që do të zhvillohet, nga data 11.05.2014 deri  në datën 15.05.2014, do të shpallet fituesi i konkurimit.

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al.{:}