Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE KONKURSI PËR POZICIONET E MËPOSHTME NË AGJENCINË E SHËRBIMIT ARKEOLOGJIK – MINISTRIA  KULTURËS.

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Specialist në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse”në përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:

a) Të jenë shtetas shqiptar (pasaporta).

b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.

c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (diplomë).

ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse (vërtetim nga institucionet e shëndetit).

d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi (dëshmia e Penalitetit).

dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore (vërtetim nga punëdhënësi i fundit).

Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin

1) Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, dega Financë

2) Të ketë eksperiencë pune në fushën e financave dhe kontabilitetit (të paktën 5 vjet)

3) Të ketë njohuri të mira kompjuterike

4) Të ketë njohuri të gjuhës angleze

5) Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup

Afati i dorëzimit të dokumenteve: dt. 06.03.2014, ora 16.30.

Për informacion dhe pyejte rreth proçedurës:
Email: sekretaria.kka@gmail.com
Tel +355 42272171 (e Hënë – Premte, 10.00 – 14.00)
Adresa: Zyra e protokollit ASHA ne Min. e Kulturës.
Për adresën në hartë interaktive klikoni këtu
{:}