Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Datë  04.08.2016

 

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

 

Drejtor i Përgjithshëm, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor”, në përputhje me nenin 21 të ligjit  152/2013 “Për Nëpunësin Civil”.

 

  •    Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:

 

  1. Të jenë shtetas shqiptarë (pasaportë/ID). 
  2. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  3. Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (Diploma, certifikata).
  4. Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse (vërtetim nga institucionet e shëndetit).
  5. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi (Vetdeklarim).
  6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore (ky kriter plotësohet nëpërmjet vetdeklarimit dhe/ose Vertetim nga punëdhënësi i fundit).

 

  • Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

 

Drejtor i  Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor

 

  1. Të ketë arsim universitar në shkenca sociale, juridike, ekonomike, ose në fushën e artit.
  2. Të ketë kualifikime plotësuese në menaxhimin e artit, drejtimin e projekteve kulturore, si dhe të produksionit.
  3. Të ketë përvojë të konsiderueshme (minimalisht 10 vjeçare) në drejtim, menaxhim dhe krijimtari në fushën e artit.
  4. Të dëshmojë përvoja ndërkombëtare në fushat e përmendura në pikën 2 dhe 3.
  5. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e teatrit shqiptar me qëllim reformimin e tij sipas modeleve më të mira bashkëkohore.
  6. Të ketë përvojë në konceptimin dhe zbatimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës.
  7. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu edhe atij privat (sa më sipër të vërtetohet me referenca apo dokumentacion ligjor).
  8. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit, si dhe me partnerët vendas e ndërkombëtarë.
  9. Të ketë njohuri të mira të një ose më shumë gjuhëve të huaja.

 

Po kështukandidati duhet të propozojë një platformë për reformimin e institucionit të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, në përgjigje të objektivave të mëposhtme:

 

Objektiva artistikë

 

-Të hartojë një program dhe kalendar të qartë me shfaqje repertori dhe prodhime të reja, në funksion të diversitetit artistik dhe zgjerimit të audiencave.

-Të promovojë tendencat e ndryshme në skenën shqiptare, duke siguruar një ekuilibër mes artistëve të afirmuar dhe atyre të rinj.

-Të ndërmarrë shkëmbime ndërkombëtare, veçanërisht të zhvillojë ato ballkanike dhe evropiane.

 

Objektiva të politikës kulturore

 

-Të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet arsimore përmes projekteve që nxisin përfshirjen dhe krijimtarinë e të gjithë grupmoshave, në përgjigje të politikës së Ministrisë “Edukimi përmes Kulturës“.

-Të krijojë lidhje me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e privat, për të ndërgjegjësuar dhe tërhequr një publik të ri.

-Të dëshmojë kreativitet dhe të ndërmarrë nisma frytdhënëse për të fituar audienca të reja.

 

Objektiva në administrim:

 

– Reforma menaxheriale është prioritet dhe parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të TKOBAP.

– Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit në zbatim të reformës së Ministrisë së Kulturës, mbi sistemin e punësimit në TKOBAP.

– Të ndërtojë një plan buxhetor financiar vjetor të qartë.

– Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta.

– Të krijojë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit, për të lehtësuar dialogun me Ministrinë e Kulturës, institucionin epror.

 

Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 20 Gusht 2016, pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.

 

Shënim: Dokumentacioni paraqitet origjinal ose kopje e noterizuar.{:}