Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

1. Institucioni, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit Butrint, njofton subjektet e interesuara të liçensuara për restaurim të monumenteve të kulturës të marrin pjesë me ofertat e tyre publike në konkursin publik  të shpallur nga ky institucion.

2. Objekti që do të restaurohet dhe rehabilitohet është: “Rikonstruksioni i Skenes se Drurit dhe Udhekalimit ne Zonen e Teatrit te Butrintit” në Parkun Kombëtar  Butrint dhe ndodhet në Tetarin e Parkut Kombëtar në qytetin antik të Butrintit në rrethin e Sarandës

3. Fondi limit i vënë në dispozicion është: 2.050.339 (dy milion e pesedhjete mije e treqinde e tridhjete e nente) lekë pa Tvsh, dhe është fond i siguruar nga të ardhurat e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit Butrint.

4. Data e përfundimit të restaurimit brenda 45 (dyzetë e pesë) ditë, nga data e lidhjes së kontratës.

5. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është , data 01.04.2015 ora 11.00, në zyrën e protokollit të ZAK Butrint. Ofertat e paraqitura pas këtij afati do të refuzohen.

6. Kandidatët e interesuar mund të inspektojnë dokumentet e restaurimit, nga ora 10.00 deri në orën 13.00, nga e hëna në të premten nga data  16. 03. 2015 deri në 27. 03. 2015,  në zyrën e protokollit pranë ZAK Butrint.

7. Dokumentet standarte të restaurimit mund të tërhiqen pranë institucionit në bazë të kërkesës me shkrim dhe kundrejt një çmimi prej 1.500 lekë, nga ora 10.00 deri 13.00, prej dates 16. 03. 2015 deri në 27. 03. 2015 (me perjashtim diten e shtune dhe te diel).

8. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumente ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuara si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara në dokumentat standarte të restaurimit, të miratuara për këtë qëllim.

9. Ofertat do të shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit, me datë  01. 04. 2015, ora 12.00 në zyrën e përcaktuar pranë Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit Butrint.

10.  Përfaqësues të autorizuar me shkrim të ofertuesve, janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

Drejtori
Gjergji  Mano
{:}