Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në mbështetje të shtojcës 6 të Udhëzimit nr.7, datë 28.02.2018, “Për procedurat standarde të përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm” dhe Udhëzimit nr. 8 datë 28.02.2018 “Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm 2020-2022”, në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje sjellim në vëmendjen tuaj se Ministrisë së Kulturës i duhet të zhvillojë në datat 25-26 prill 2019, një takim konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile për programet buxhetore të MK:

  • Arti dhe Kultura
  • Trashëgimia Kulturore dhe Muzetë

Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në këtë takim duhet të njihen me objektivat politik, treguesit e performancës përkatëse dhe produktet e planifikuara në PBA 2020-2021. Sugjerimet e përfaqësuesve të shoqërisë civile, së bashku me qëndrimet e Ekipeve të Menaxhimit të Programeve Arti dhe Kultura dhe Trashëgimia Kulturore dhe Muzetë duhet të jenë pjesë e një aneksi të veçantë, i cili do të dorëzohet brenda dt 01.05.2019 në Ministrinë përgjegjëse për financat së bashku me kërkesat buxhetore të PBA.{:}