Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në mbështetje të shtojcës 6 të Udhëzimit nr.7, datë 28.02.2018, “Për procedurat standarde të përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm” dhe Udhëzimit nr. 8 datë 28.02.2018 “Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm 2020-2022”, në kuadër të përgatitjes së kërkesave buxhetore 2021-2023 si dhe në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje ju njoftojmë se Ministria e Kulturës do të zhvillojë në datat 26-27 Gusht 2020, një takim konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile për programet buxhetore të MK:

  • Arti dhe Kultura
  • Trashëgimia Kulturore dhe Muzetë

Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në këtë takim do të njihen me objektivat politik, treguesit e performancës përkatëse dhe produktet e planifikuara në Programin Buxhetor Afatmesëm 2021-2023, sugjerimet e të cilëve së bashku me qëndrimet e Ekipeve të Menaxhimit të Programit Arti dhe Kultura dhe Programit të Trashëgimisë Kulturore dhe Muzetë do të jenë pjesë e një aneksi të veçantë, i cili do të dorëzohet në Ministrinë përgjegjëse për financat së bashku me kërkesat buxhetore të PBA 2021-2023.

Të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë Ministrisë së Kulturës brënda datës 24.08.2020 për të konfirmuar pjesmarrjen e tyre si dhe për tiu komunikuar ora dhe vendi i mbajtjes së takimit.

 

Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin,{:}