Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Me qëllim rritjen e transparencës dhe të besueshmërisë në procesin e licensimit/ripërtëritjes së licencave të agjencive të administrimit kolektiv në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, garantimin e zbatimit të parimit të konkurrueshmërisë si dhe në favor të përfaqësimit sa më të mirë të interesave të kategorive të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, Ministria e Kulturës bën thirrje për të gjithë subjektet e interesuar të aplikojnë për licensim në fushën e administrimit kolektiv.

Duke marrë në konsideratë, faktin e  mbarimit të afateve të licencave për administrimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të  lidhura me to, në zbatim të ligjit nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, Ministria e Kulturës njofton të gjithë të interesuarit, të cilët shfaqin interes në fushën e autorëve, interpretuesve/ekzekutuesve apo në degë të tjera të artit të aplikojnë, të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas të gjitha kritereve të përcaktuar në Udhëzimin nr.5166, datë 20.10.2016 ”Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të tjera shtesë në sqarim të kritereve të parashikuara në nenin 133, si dhe përcaktimin e kushteve dhe procedurës së marrjes së licencës ose ripërtëritjen e saj, në bazë të nenit 134, të ligjit nr. 35/2016, datë 31.3.2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” dhe t`i depozitojnë në zyrën e Protokollit të Ministrisë së Kulturës.

Të interesuarit mund të paraqiten pranë Ministrisë së Kulturës për të marrë çdo informacion të nevojshëm për kriteret e licensimit dhe për plotësimin e dokumentacionit në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Afati për plotësimin dhe dorëzimin e plotë të dosjes së aplikimit për licencim është data 03.05.2018. 

Njoftimi gjendet dhe në faqen zyrtare të Drejtorisë për të Drejtën e Autorit: www.dda.gov.al{:}