Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse – Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore – Sektori i Burimeve Njerëzore për Sistemin
    • Përgjegjës Sektori– Kategoria e pagës III-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Koordinon procesin e planifikimit të nevojave për burime njerëzore në sistemin ministror dhe kualifikimin e tyre;
  • Koordinon zbatimin e procedurave ligjore lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore, për punonjesit e institucioneve të varësisë, etj;
  • Koordinon zbatimin e procedurave ligjore mbi menaxhimin e burimeve njerëzore në lidhje me administrimin e sistemit HRMIS për institucionet në varësi të ministrisë;
  • Koordinon procesin e hartimit të strukturave të institucioneve të varësisë;
  • Koordinon procesin dhe ndjek vleresimin e performancës individuale përgjatë vitit vlerësimor për drejtuesit e institucioneve të varësisë;
  • Koordinon punën për identifikimin e nevojave për trajnim të personelit, në bashkëpunim me institucionet e varësisë dhe ASPA-n.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1.  – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion

APLIKO TANI: www.dap.gov.al