Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Bazuar në Ligjin Nr. 8576, datë 3.2.2000 “Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe kërkesave dhe procedurës së përcaktuar sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”,  Ministria e Kulturës shpall aplikimin për vendin e lirë të punës për pozicionin:

  • Drejtor, në Bibliotekën Kombëtare- Kategoria e pagës II-b

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

 

Hartimi i strategjisë dhe politikave të zhvillimit të Bibliotekës Kombëtare, ndjekja dhe zbatimi i tyre. Planifikimi dhe organizimi i veprimtarisë së institucionit mbështetur nga organet kolegjiale këshillimore. Vendimmarrje për botimet e institucionit, rregulloret e redaksive dhe komisioneve që funksionojnë në BK. Përfaqësimi i institucionit pranë organeve shtetërore dhe ato ndërkombëtare. Drejtimi i veprimtarisë së institucionit bazuar në legjislacionin shqiptar.

Objektiva në administrim:

  • Të sigurojë strategji financiare dhe mundësi të shumëllojshme financimi, si dhe të zotërojë qëndrime dhe aftësi menaxheriale dinamike;
  • Të përcaktojë politikat e pasurimit të koleksioneve të bibliotekës, të sigurojë informacione mbi to dhe shfrytëzimin e tyre;
  • Të sigurojë zgjerimin e aksesit ndaj leximit për fëmijë dhe të rinj, nëpërmjet programit “Edukimi përmes Kulturës”;
  • Të krijojë kushte për shërbimet bibliotekare dhe informuese;
  • Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit;
  • Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

 

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme sa vijon:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkenca shoqërore;
  • Preferohet të zotërojë tituj dhe grada shkencore;
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në pozicion drejtues në fushën e kulturës, përkthimit, publicistikës dhe komunikimit, të vërtetuar me dokument;
  • Të ketë eksperiencë kombëtare dhe ndërkombëtare në programe/projekte në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
  • Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e bibliotekave shqiptare me qëllim reformimin përkrah modeleve më të mira bashkëkohore;
  • Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu dhe privat;
  • Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë vendit, me partnerë vendorë e ndërkombëtarë. Preferohen angazhime në konferenca ndërkombëtare;
  • Të ketë përvojë në programe të Edukimit Përmes Kulturës, ose programe të ngjashme brenda ose jashtë vendit;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrimi CV;
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 25.07.2019, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës. {:}