Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

NJOFTIM

për vend të lirë pune “Specialist” i ngarkuar me Financën dhe Shërbimet Mbështetëse

në MUZEUN KOMBËTAR TË PËRGJIMEVE “SHTËPIA ME GJETHE”

Sot, më datë 22.12.2021, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës”, i ndryshuar,  në Rregulloren e Brendshme të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, si edhe në të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” shpall procedurat e konkurimit:

Ø 1 (një) vend vakant, pozicioni: „Specialist“ i ngarkuar me Financën dhe Shërbimet mbështetëse. Kategoria e pagës IV A  

–          Data e fillimit të njoftimit:      22.12.2021    

–          Data e mbarimit të njoftimit:  29.12.2021 (ora 12 mesditë)

–          Data e fundit e aplikimit:        29.12.2021 (ora 12 mesditë)

Përshkrimi përgjithësues i pozicionit të mësipërm është:

– Trajtimi, në kohë dhe në mënyrë profesionale, i çështjeve, problematikave, si dhe zbatimi i rregullave të menaxhimit financiar;

– Asiston nëpunësin autorizues dhe atë zbatues në përmbushjen e funksionit të përdorimit efikas të fondeve buxhetore, administrimin dhe ruajtjen e vlerave materiale dhe monetare .

 – Merret me menaxhimin financiar; hartimin dhe zbatimin e buxhetit vjetor; hartimin e pasqyrave financiare; burimet njerëzore; realizimin e procedurave të prokurimeve.

1.1 KUSHTET DHE KRITERET E VEÇANTA

1.1.1        Kandidati për Specialist i ngarkuar me financën duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si vijon:

–      Të jetë shtetas shqiptar;

–      Të zotërojë gjuhën shqipe të folur dhe të shkruar;

–      Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

–      Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;

–      Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;

–      Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore

1.1.2        Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

-Të zotërojë një diplomë Master Shkencor në “Ekonomik”, “Financë” ose “Kontabilitet”; edhe Diploma “Bachelor” preferohet në të njëjtën fushë.

– Të ketë përvojë pune në profesion jo më pak se pesë vjet.

– Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme, edhe në fundjavë gjatë sezonit turistik, në varësi të orarit të muzeut.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Curriculum Vitae (Jetëshkrim);
  2. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  3. Fotokopje e diplomës dhe lista e notave e noterizuar;
  4. Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
  5. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
  7. Raport mjeko-ligjor;
  8. Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore;

–          Afati i dorëzimit data e fundit e aplikimit  29.12.2021, ora 12 e mesditës

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose dorazi pranë protokollit të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ose në mënyrë elektronike në adresën info.gjethi @muzeugjethi.gov.al brenda datës  29.12.2021, brenda orës 12 të mesditës.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

  1. Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

  1. Kandidatët do të vlerësohen nëpërmjet  intervistimit me gojë në lidhje me:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Ligji Nr. 9228, datë 29.4.2004 «Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Fianciare. », i ndryshuar.

Ligji Nr. 10296, datë 08.06.2010 « Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin. ».

Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 « Për Tatimin mbi të Ardhurat. », i ndryshuar.

Ligji Nr.9136, datë 11.9.2003 «Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë. », i ndryshuar.

Ligji Nr.10383, datë 24.2.2011 « Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. », i ndryshuar.

Ligji Nr.9975, datë 28.07.2008 « Për taksat kombëtare.», i ndryshuar.

Manualin për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin.

Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.

Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Muzeut Kombëtar Gjethi.

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;

Eksperiencën e tyre të mëparshme;

Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni do të shpallet në faqen zyrtare të institucionit.{:}