Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Auditimit të Brendshëm
    • Drejtor – Kategoria e pagës II-2

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Drejton dhe koordinon organizimin dhe drejtimin e burimeve të Drejtorisë së Auditimit;
  • Planifikon punën për kryerjen e angazhimeve të auditimit;
  • Në bashkëpunim me auditët identifikon nevojat mbi programet e angazhimit;
  • Menaxhon kontrollin e cilësisë së auditimeve;
  • Drejton dhe koordinon punën për ndjekjen e realizimit të rekomandimeve të auditimit;
  • Jep rekomandime mbi raportin vjetor që i paraqitet Ministrit.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1.  Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion, nga të cilat jo më pak se 3 vite në fushën e auditimit;
  3. Të jenë të pajisur me certifikatën “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”;
  4. Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze;

APLIKO TANI: www.dap.gov.al