Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Inovacionit dhe Teknologjisë, Drejtoria e Transformimit Digjital, Sektori i Raportimit dhe Analizës
    • Përgjegjës Sektori – Kategoria e pagës III-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Koordinon dhe monitoron sistemet e teknologjisë së informacionit për institucionin qendror dhe ato të varësisë;
  • Mbikëqyr dhe administron të gjitha sistemet në zotërim apo shfrytëzim të institucionit që janë pjesë e infrastrukturës qendrore dhe ato të komunikimit;
  • Harton raporte të detajuara periodike që analizojnë situatën e sistemeve të teknologjisë së informacionit duke patur në vëmendje pasqyrimin e situatës reale;
  • Analizon dhe monitoron performancën e sistemeve të teknologjisë së informacionit për institucionin dhe ato të varësisë;
  • Menaxhon dhe zbaton zgjidhjet inovative për të adresuar sfidat dhe mundësitë në fushën e teknologjisë digjitale.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Juridike/ Ekonomike/Kompjuterike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al