Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore dhe e Përputhshmërisë – Drejtoria e Programimit, Standartizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator – Sektori i Programimit, Hartimit dhe Harmonizimit të Akteve Rregullatore
    • Përgjegjës Sektori – Kategoria e pagës III-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • -Mbikëqyr procesin e hartimit të Programit të Përgjithshëm Analitik të Projektakteve, për të inkuadruar e orientuar veprimtarinë rregullatore të ministrisë brenda afateve të përcaktuara të programit;
  • Përgjigjet për koordinimin e procesit dhe cilësinë e hartimit të projektakteve rregullatore brenda fushës së përgjegjësisë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me strukturat e tjera, mbështetur në Programin e Përgjithshëm Analitik të Akteve, si dhe në përmbushje të PKIE-së;
  • Koordinon punën që procesi i hartimit të draft akteve rregullatore të jetë sipas procedurave të teknikës legjislative;
  • Kujdeset për përmbushjen në kohë dhe me profesionalizëm të asistencës juridike që jep sektori në procesin e përafrimit të legjislacionit kombëtar të fushës së përgjegjësisë me atë të BE-së, në përputhje me rekomandimet e dhëna në dokumentat strategjike të integrimit, si dhe në harmoni me ligjet e tjera kombëtare;
  • Jep mendim për projektaktet që vijnë nga ministritë dhe nga institucione të tjera, duke komunikuar në kohë me drejtorin e drejtorisë për këtë qëllim;
  • Jep mendim për procedurat ligjore që kanë lidhje me miratimin e marrëveshjeve, ratifikimin dhe aderimin në konventa dhe protokolle ndërkombëtare në fushën e financave dhe ekonomisë sipas legjislacionit në fuqi dhe në bashkëpunim me strukturën përgjegjëse për marrëveshjet.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion

APLIKO TANI: www.dap.gov.al