Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

NJOFTIM PËR KONKURRIM PËR VEND PUNE 

Në zbatim të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, si dhe në
zbatim të kërkesave dhe procedurës së përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 173,
datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve,
në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”,  Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpall
konkursin për pozicionin:

Drejtor në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave –
Kategoria e pagës II-1

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për këtë pozicion:

Objektiva Artistikë
1. Të hartojë një program dhe kalendar të qartë me shfaqje repertori dhe prodhime të reja, në
funksion të diversitetit artistik dhe zgjerimit të audiencave për “Teatrin e Kukullave”;
2. Të nxisë e të zhvillojë krijimtarinë e të rinjve, adoleshentëve, në gjini të ndryshme të artit;
3. Të promovojë talentet e reja nga shkollat dhe t’i bëjë pjesë të kalendarit kulturor të institucionit;
4. Të marrë shkëmbime ndërkombëtare, duke siguruar pjesëmarrje të artistëve të vegjël por edhe
duke sjelle regjisorë të huaj në shkëmbim të përvojave të teatrit të kukullave;

Objektiva të Politikave Edukative dhe Kulturore
1. Të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet arsimore përmes projekteve qe nxisin
përfshirjen dhe krijimtarinë e të gjithë grup moshave në përgjigje të politikës së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
“Edukim Përmes Kulturës”;
2. Të krijojë lidhje me qeverisjet vendore, me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e
privat për të ndërgjegjësuar dhe tërhequr një publik të ri;
3. Të dëshmojë kreativitet dhe të ndërmarrë nisma frymëdhënëse për të fituar audienca të reja;
4. Të ndërtojë programe të “Edukimit Përmes Kulturës” me aktivitete mbarëkombëtarë, festivale
dhe të tjera veprimtari gjithëpërfshirëse.

Objektiva në Administrim
1. Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit;
2. Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor;
3. Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta;
4. Të ngrejë një sistem tregues për vlerësimin e punës së institucionit për të lehtësuar dialogun me
Ministrinë;
5. Të garantojë mundësi për angazhimin e të rinjve në skenën e Teatrit, por edhe në aktivitetet e
tjera te Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve;

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme
profesionale për vendin përkatës të punës;
6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për
kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë
disiplinore;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon
1. Të ketë arsim te lartë universitar Master Shkencor, në Shkenca Shoqërore;
2. Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në profesion, si dhe/apo në fushën e Artit dhe Kulturës;
3. Të dëshmojë përvojë pune në fushën e artit dhe kulturës;
4. Të dëshmojë aftësi dhe gatishmëri për të marrë përsipër nisma reformuese në funksion të
gjallërimit të jetës artistike dhe kulturore për fëmijë e të rinj;
5. Të ketë platformë të qartë idesh organizative, artistike dhe edukuese;
6. Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe drejtimit.
7. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë
institucionit, si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë;
8. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera
interesi/ ngritje fondesh;
9. Të zotërojë gjuhën angleze. Të ketë njohuri në gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Jetëshkrimi CV;
2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive,
rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

1. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
– Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligji nr.10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”;
– Ligji nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Kandidati duhet të propozojë një platformë për menaxhimin dhe promovimin e Qendrës
Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 24/06/2024, pranë Zyrës së
Protokollit, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Adresa: Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë. www.meki.gov.al, e-mail: info@meki.gov.al