Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Koncensioneve dhe Partneriteteve – Sektori i Monitorimit
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Zbaton detyrat mbi shqyrtimin e dokumentacionit të organizatave për liçencim si agjenci e administrimit kolektiv sipas ligjit në fuqi;
  • Raporton mbi zbatimin e statutit dhe rregullores së agjencive të administrimit kolektiv;
  • Raporton lidhur me marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe të lidhura me agjencitë e huaja të administrimit kolektiv;
  • Raporton lidhur me veprimtarinë e agjencive të administrimit kolektiv, shumat e mbledhura nga kategoritë e përdoruesve, shpërndarjet e kryera, vlerat e mbajtura për kosto administrimi nga agjencia e administrimit kolektiv për vitin paraardhës;
  • Ofron mbështetje burokratike (në rrugë shkresore apo e-mail) të subjekteve përdorues të të drejtës të autorit mbi agjencitë e administrimit kolektiv.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit Master Profesional në “Shkenca Juridike”. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion

APLIKO TANI: www.dap.gov.al