Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansamblit Populllor  në  mbështetjë të Rregullores së Brendshme të Institucionit (TKOBAP) neni 9 germa d) “Procedura paraprake e komisionit për vlerësimin e kandidaturave të artistëve të rinj”
Njoftimi për zhvillimin e audicionit për vendin vakant në TKOBAP duhet të afishohet në vendet e dukshme të institucionit dhe të institucioneve të tjera artistike, si dhe të publikohet në faqen zyrtare online të institucionit dhe të Ministrisë së Kulturës.
Kërkon të bëjë shpalljen për vendët vakante si më poshtë:
Balerinë Grupi –në  Drejtorinë Artistike të Ansamblit ,  1 vend (djalë)
Çdo i interesuar duhet  të dorëzojë pranë zyrës së personelit  në datën 12/02.20015   ora 10:00 dokumentat origjinale ose fotokopje të noterizuara për regjistrim si më poshtë: Shënim (çdo kandidat djalë apo vajzë) që do të marrë pjesë në këtë audicion të renditur pas fituesit do të shikohen nga Drejtoria Artistike me prioritet në rastet e angazhimeve në projekte artistike të ndryshme ) Kriteret për grupin e valleve Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)
1. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë (shkollën e baletit )
2. Çertifikatë , pasaportë ose kartë identiteti
3. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe lista e notave
4. Dokumentacion vlerësues për veprimtari artistike personale
5. Gjithë dokumentacioni i fotokopjuar e i noterizuar nga origjinali

I. Kërkesa profesionale
1.  Performancë (gjatësia, pesha dhe të dhëna të tjera fizike)
2. Ushtrime në levë , mes salle dhe variacione
3. Të ekzekutojë fragmente nga vallet e repertorit të Ap nga trevat e jugut, veriut , kosovës e Shqipërisë së Mesme
4. Të njohë ritmet popullore dhe të reagoj ndaj tyre nëpërmjet lëvizjes e kërcimit
5. Të kërcej në çift dhe në grup
6. Të ketë njohuri etno- muzikore , për veshjet e pjesët e kostumeve popullore , mbi folklorin, karakterin e valleve  dhe shtrirjen gjeografike

Të gjithë  të interesuarit të paraqiten për audicion në datë 20.02.2015 ora 11:00  pranë Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Populllor  ( Salla e Baletit )  kati  IV.

DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Ilir KERNI

{:}