Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

NJOFTIM

Në vijim të situatës aktuale të shkaktuar nga pandemia dhe në zbatim të urdhrit të Ministrit të Kulturës nr. 473, datë 20.11.2020, Ju informojmë për shtyrjen me 30 (tridhjetë) ditë kalendarike të afatit për depozitimin e kërkesave dhe plotësimin e plotë të dosjes së aplikimit për licencim të Agjencive të Administrimit Kolektiv, sipas parashikimeve në Udhëzimin nr. 385, datë 13.10.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për marrjen e licencës për administrimin kolektiv të të drejtave të autorit, ripërtëritjen e saj, si dhe përcaktimin e kritereve dhe procedurave për pezullimin dhe heqjen e licencës në zbatim të ligjit nr. 35/2016, datë 31.3.2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” të Ministrit të Kulturës.

 

Afati për plotësimin dhe dorëzimin e plotë të dosjes së aplikimit për licencim është data 26.12.2020.

 {:}