Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

NJOFTIM

Në vijim të kërkesës zyrtare të palëve të interesuara për aplikim për licencim si Agjenci e Administrimit Kolektiv, në zbatim të Kodit të Procedurës Administrative, Ju informojmë për shtyrjen me 30 (tridhjetë) ditë kalendarike të afatit për depozitimin e kërkesave dhe plotësimin e plotë të dosjes së aplikimit për licencim të Agjencive të Administrimit Kolektiv, sipas parashikimeve në Udhëzimin nr. 385, datë 13.10.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për marrjen e licencës për administrimin kolektiv të të drejtave të autorit, ripërtëritjen e saj, si dhe përcaktimin e kritereve dhe procedurave për pezullimin dhe heqjen e licencës në zbatim të ligjit nr. 35/2016, datë 31.03.2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” të Ministrit të Kulturës, i ndryshuar.

 

Afati për plotësimin dhe dorëzimin e plotë të dosjes së aplikimit për licencim është data 28.01.2021.{:}