Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një ekspozitë e pazakontë në ish-Ambasadën Jugosllave në Tiranë. Autori I saj, Eljan Tanini rrëfen “Kur isha 5 vjeç kam mësuar të vizatoj jo nga njerëzit, por nga disa figura që më shihnin. I pari ishte një tigër që Paçoja muratorja e lagjes e krijoi pa e ditur në shkallën e pallatit. Ato ditë me suvatime, më bënë që ti thosha Paços se ke vizatuar një tigër me dhe të zi! Askush nuk donte të na kuptonte, as mua e as figurën prej tigri. Një ditë, figura që kisha në mendje u vizatua me disa merita lumturie se zbulimi që bëra, do më krijonte imagjinatën e vazhdimeve.
I shohim kudo. Këto vizatime të rastësishme me ngjyrat e vendeve ku ndodhen jemi ne. Kjo Expo Aspak Personale e titulluar Njolla të Urta, mund të shihet si të duash. Titujt janë personal, ashtu siç unë i kam parë për herë të parë. Njollat e Urta të flasin vetë. Mbase ato janë shpirtrat e kohëve që janë kthyer në figurina. Mbase kështu do të bëhemi edhe ne!
I kushtohet ditës kur kam mësuar të vizatoj për herë të parë prej tyre”.

24 mars, ora 18:00, rruga e Durrësit, ish-Ambasada Jugosllave.
E hapur për 10 ditë. Pasditeve pas orës 18:00. Kontakt: 069 35 08 323
{:}