Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit kapërcen kufijtë në një tur shfaqjesh në Itali. NOCES & La stravaganza, balet nga  Angjelin Preljocaj do të prezantohet nga trupa e baletit në disa nga teatrot e rëndësishëm në “Teatro Giordano”, Foggia,  “Teatro Garibaldi”, Bisceglie, “Teatro Abeliano”, Bari, “Teatro Apollo”, Leçe .

“Ambasadorët tanë më të mirë” – i cilësoi Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në konferencën për shtyp, organizuar në mjediset e MK-së. Duke shtuar se “Kemi shpallur prioritet diplomacinë kulturore dhe është detyrë e institucionit të krijojë mekanizmat e duhur që skena e vogel e artit shqiptare të përballet me skenën e madhe evropiane”.

Trupa me artistët shqiptarë do të prezantohet me baletet e njohura, që më herët janë vënë në skenën e TKOB-së. Për këtë turne dy javor në disa qytete të Italisë për publikun në skenë do të jenë veprat e baletit si “Noces/Dasma” dhe “La Stravaganza” të koreografit të mirënjohur Angjelin Preljocaj.

“Gjithmonë dasmat më janë dukur si tragjedi të çuditshme. Ndoshta, nisur nga tradita ballkanase apo thjesht prej fantazisë së gjallë të një fëmije, instiktivisht e kam ditur që kishte një mister që shoqëronte figurën e nuses, e cila asnjëherë nuk shfaqej gjatë festimeve të dasmës së saj” – u shpreh Preljocaj në vënien e parë skenike të kësaj vepre në Tiranë.

Turi i shfaqjeve të TKOB-së në Itali realizohet në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit nënshkruar nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe  Presidenti i Rajonit të Puglia-s, z. Michele Emiliano në fushën e atit, kulturës dhe turizmit kulturor mes Shqipërisë dhe Rajonit të Puglia-s.

“Noces” është baleti 29-vjeçar që mban peshën e fortë të origjinës së Angjelinit me një energji të bukur”- u shpreh Noémie Perlov, bashkëpunëtorja më e afërt e koreografit prej disa vitesh, e cila ka mbrritur në Tiranë për të përgatitur trupën e baletit përpara nisjes.

“Turi i shfaqjeve do të prezantojë veprat më të arrira skenike të trupës sonë të baletit, ndërsa shpresojmë në vendosjen e kontakteve me teatro të tjerë në Itali dhe më gjerë. Është detyrë e institucionit të vazhdojë me bashkëpunime ndërkombëtare, të cilat rrisin kapacitetet artistike të artistëve të TKOB-së”- u shpreh Zana Çela, duke uruar suksese të mëtejshme artistëve.

 

“La Stravaganza”

Krijim i vitit 1997

Koreografia: Angelin Preljocaj

Muzika: Antonio Vivaldi

(Concerto n o 8, RV249, extraits de Dixit Dominus, Laudate Pueri Dominum), Evelyn Ficarra (Source of Uncertainty), Serge Morand (Naïves), Robert Normandeau (Eclats de voix), Åke Parmerud (Les objets abscurs)

As/Koreograf: Noémie Perlov

Asitente në prova: Alisa Gjoni

Skenografia: Maya Schëeizer

Kostumet: Hervé Pierre

Ndriçimi: Marc Stanley

Regjia e ndricimit: Julien Guérut

Koreologe: Noémie Perlov, Dany Lévêque

Interpretojnë: Ledia Sulaj, Loreta Bala, Odeta Dishnica, Elda Logo, Adela Muçollar, Rovena Shqevi,

Gerd  Vaso, Fation Lito, Anxhelo Muçollari,  Eltjon Merja, Andi Vrapi, Kristi Dushmani.

Kohëzgjatja: 30 minuta

 

“NOCES” (Dasma)

Krijim i vitit 1989

Koreografia: Angelin Preljocaj

Muzika: Igor Stravinski,  Les Noces

(Interpretuar nga: Percusionet e Strasburg dhe Kori kontemporan i d’Aix-en-Provence, drejtuar nga Roland Hayrabedian )

 

As/Koreograf: Noémie Perlov, Claudia De Smet

Asistente në prova: Alisa Gjoni

Kostumet: Caroline Anteski

Ndriçimi:  Jacques Chatelet

Regjia e Ndriçimit: Julien Guerut

Koreologe: Noémie Perlov, Dany Lévêque

 

Interpretojnë:

Loreta Bala, Odeta Dishnica, Rovena Shqevi, Adela Muçollari, Elda Logo, Gerd Vaso, Eltjon Merja, Kristi Dushmani, Besi Skura, Andi Vrapi.

Kohëzgjatja: 35 minuta{:}