Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Përgjatë katër netëve, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ngjiti në skenën e Pallatit të Kongreseve, operën “Il Trovatore” të kompozitorit Giuseppe Verdi. Një produksion që bëri bashkë artistë të huaj dhe shqiptar, nën dirigjimin e Sebastiano Rolli, regji të Mariano Bauduin, skenografi të Dario Gessati dhe kostumografi të Berina Kokonës. Mbrëmjen e premierës ishte e pranishme Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikën e jashtme, e cila përshëndeti artistët, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe Ambasadori Italian, Alberto Cutillo.
Opera erdhi nën interpretimin e solistëve: Eva Golemi, Vikena Kamenica, Armando Likaj, Dario di Vietra, Denys Pivnitskyi, Gocha Abudlaze, Ylber Gjini, Dorina Selimaj etj.
Ngjarjet ndodhin në Spanjë, në fillimin e shekullit XV-të, ku komandanti i trupave mbretërore të Aragonit, Konti di Luna është i dashuruar me Leonorën, një fisnike e re në shërbim të mbretëreshës, e cila nuk ia kthen dashurinë. Ndërsa, jashtë rezidencës mbretërore, ushtarët e tij e ruajnë gjatë tërë natës atë.
{:}