Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Për herë të parë në rolin e regjisores, soprano me famë ndërkombëtare, DIVA e muzikës, Inva Mula propozon operan “Pagliacci” në TKOB, me një kast të mrekullueshëm artistësh, si: Mariana Leka, Davide Le Verde, Walter Fraccaro, Ylber Gjini, Armando Likaj, Klodian Kacani; Dirigjent: Michelangelo Mazza; Ajo rrëfen arsyen përse e ka zgjedhur këtë rol:

“Unë vetë jam një produkt i operas Pagliacci. Dikur në konservatorin Tchaikovsky të Moskës studentët e kantos vendosnin në skenë këtë opera dhe dy të rinj u dashuruan gjatë duetit të Neddës dhe Silvios, por me ndryshimin që ngjarja nuk rrodhi si në opera, por në një dashuri të madhe nga ato më të bukurat dhe pasionantet ku dy të rinjtë, studentë vazhduan ta përjetonin jo vetëm në opera por në 55 vitet që jetuan së bashku. Nuk e di nëse unë zgjodha për të vendosur në skenë këtë opera, apo ajo më zgjodhi mua, për të mos qënë vetëm interpretuese por për ta konceptuar atë si një ngjarje në rrugët e qytetit tim të lindjes. Historia e Neddës mund të jetë edhe ajo e çdo vajze shqiptare ku fatkeqësisht jeta nuk ka vlerën që meriton dhe ajo mund të merret nga burri, i dashuri, ish- bashkshorti. Publiku mbas kësaj shfaqjeje do dalë duke reflektuar. Ne sjellim një mesazh kundër dhunës ndaj gruas, çmojeni atë, nënën, motrën, gruan dhe vajzën shqiptare, vetëm kështu do rrisim breza që do të kontribuojnë në emancipimin e shoqërisë tonë. Falenderoj të gjithë që më ndihmuan në këtë rrugëtim dhe i uroj të gjithë kolegëve një shfaqje të bukur !

31 maj, 01 dhe 02 qershor 2015, ora 20.00, TKOB

29 maj 2015, ora 20.00 (Provë gjenerale e hapur për publikun){:}