Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ditën e hënë, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantuan përfitimet e studentëve, që pajisen me Kartën e Studentit, në fushën e artit e kulturës. Të gjithë studentët që pajisen me këtë kartë, përfitojnë ulje të çmimit të biletave të muzeve, teatrove, galerive në masën 50-70%. “Do të dëshiroja që studentët t’i shfrytëzojnë realisht lehtësirat e kësaj karte për të pasuruar jetën e tyre. Por Karta e Studentit është vetëm një prej premtimeve që kemi dhënë dhe do të realizojmë ne kuadrin e Paktit të Universitetit. Falë marrëveshjeve që Ministria e Kulturës dhe të gjitha institucionet tona të varësisë, GKA, TK, TKEKS, Teatri i Kukullave, kanë lidhur me Universitetin e Arteve, studentët kanë mundësi të zhvillojnë praktika dhe të asistojnë në procesin e punës, pranë artistëve profesionistë”, u shpreh Ministrja Margariti, gjatë një takimi në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, me studentë, që do të nisin vitin e ri akademik.{:}