Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të Paktit për Universitetin, nënshkruhet për herë të parë një marrëveshje mes  Universitetit të Arteve, Ministrisë së Kulturës dhe Galerinë Kombëtare të Arteve. Sipas kësaj marrëveshjeje, studentët do të kenë mundësi, që të realizojnë praktikat mësimore në këtë institucion, por edhe të përfshihen në programe si “Edukimi përmes kulturës”, apo projekte artistike.  “Studentët mund të përfshihen në guida, pjesë e programit “Edukimi përmes kulturës” apo të bëhen pjesë e proceseve të realizimit të ekspozitave”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Për Rektorin e Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi, kjo iniciativë është shumë pozitive. “Deri më sot bashkëpunimi ka qenë zero. Kjo është një praktik e re, nuk janë më fjalë që i merr era, por është firmosur”, tha ai. Të tjera marrëveshje do të lidhen me të tjera institucione varësie të Ministrisë së Kulturës{:}