Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shoqata e Botuesve e Kosovës, e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës organizon për herë të tetëmbëdhjetë panairin tradicional të librit, i cili do të mbahet nga  7-12 qershor 2016, në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Në këtë panair kanë konfirmuar pjesëmarrjen më se 90 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, për të ekspozuar dhe promovuar botimet më të reja.

Më 9 qershor, në darkë (në orën 20:00), në hotel Prishtina (afër panairit) organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve honorifike të panairit (Prozë, Poezi, Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë, Përkthim letrar, Projektin kapital, si dhe Shkrimtarin e vitit – letërsi shqipe; Shkrimtarin e vitit – letërsi e huaj, Stendën më të vizituar).

Nga 7 qershor e deri në mbyllje, më 12 qershor do të ketë një varg aktivitetesh ( info: www.panairilibrit.com).

 

7-12 qershor 2016, Pallati i Rinisë, Prishtinë{:}