Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në qytetin e Fierit do të zhvillohet Panairi i Librit “Fieri 2017”, i cili organizohet nga Fondacioni “Harpa’’ dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Bashkia Fier, Drejtoria Arsimore Rajonale, Fier, etj. Ashtu sikurse edhe vitet e mëparshme, në këtë ngjarje mbarëkombëtare do të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese, të cilat do të paraqesin botime të larmishme nga letërsia artistike shqipe dhe e huaj, historia, enciklopedia, letërsia për fëmijë, fjalorë, albume, udhëzues, harta etj.

Në këtë Panair do të mbahen disa konferenca të rëndësishme shkencore, si:  “110 vjet nga lindja e Mitrush Kutelit” ; “Libri i përkthyer, problematikat aktuale” ; “Azem Shkreli, poeti i mendimit të thellë” ;

Gjatë ditëve të panairit do të përkujtohen in memoriam- autorët: Miguel de Servantes , Johan Gëte , Henri Hajne, Viktor Hygo, Sharl Bodler , Pashko Vasa , Ndre Mjeda , Fan S. Noli, Lasgush Poradeci , Martin Camaj,  Idriz Ajeti, At Zef Pllumi, Nazim Hikmet, Alberto Moravia, Musine Kokalari , etj.

Pritet të organizohet promovim i romanit “Lulja e kripës”  i shkrimtarit të njohur,  Jakov Xoxa, si edhe shumë autorë të tjerë, si: Ilirjan Zhupa, Hasan Qyqalla, Kim Mehmet, i etj.

Në mbyllje të Panairit do të jepen katër çmime të rëndësishme për prurjet më të mira të vitit në disa gjini letrare. Juria është e përbërë nga personalitete të fushës së letrave.

11 – 14 maj 2017, Fier{:}