Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në Pazarin e Vjetër të Gjirokastrës u zhvillua Panairi Kombëtar i Artizanatit. Ky ishte edicioni i V Kult – Art, ku morën pjesë rreth 70 artizanë nga e gjithë Shqipëria. Pjesëmarrësit promovuan zanatet e gdhendjes së drurit dhe gurit, artin e qëndistarisë, bizhuteritë artizanale dhe një pjesë e mirë të gatimeve tradicionale të zonës së Gjirokastrës.

Panairi u shoqërua me muzikë folklorike nga grupi i Libohovës dhe orkestrina me violinistin Xhorxh Gramozi, të cilët shtuan akoma më shumë gjallërinë në këtë festë. Panairi u organizua nga Qendra Kulturore e Veprimtarive Tradicionale dhe TID Gjirokastër.